Alarm në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është ndezur alarmi në orët e para të mëngjesit.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një video ku dëgjohet alarmi.

Musliu ka shkruar se “Alarm në Kuvend, se dinë njeri a me hy brenda a me dalë jashtë”.

Ndërkaq “Telegrafi” ka kontaktuar me zyrën për informim në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke e verifikuar rastin.

“Jemi duke e verifikuar rastin”, ka qenë përgjigja nga zyra për informim.

SHKARKO APP