Alarm në Kosovë, riinfektohen me koronavirus dy mjekë, përfundojnë sërish në spital

Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, po riinfektohen.

Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë, të cilët aktualisht janë në trajtim.

Infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni me COVID-19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër COVID-19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rukije Mehmeti, pulmologe i tha televizionit publik se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin. Ne në klinikë i kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?