Alarm për sulm të organizuar! Kurti kërkon ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it
Kryeministri Albin Kurti, po kërkon nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja që zyrtarisht përmes një raporti, të marrin masa ndaj kërcënimeve serbe, dhe t’ia atribojnë zyrtarisht Serbisë aktin e agresionit dhe krimin ndaj Kosovës.
Këtë reagim Kurti e bëri pas deklaratës se Milan Radojiçiq po riorganizon grupin për një sulm tjetër terrorist.
”U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”.