Alarmi që vjen nga Moska: Mision rus në Kosovë, pranë kufirit me Shqipërinë

Rusia bën gati kërkesën që pritet të bëhet zyrtare këto ditë. OKB-së do t’i kërkohet që të vendosë që atje ku ndodhet manastiret serbe në Kosovë, të jenë përfaqësues të Moskës që do të qëndrojnë për së paku 10 vjet.

Nëse ndodh kjo,nuk bëhet fjalë vetëm për ndarjen e Kosovës në veri, por për një “marrje peng” nga brenda saj.

Portali i Kremlinit, Sputnik thekson se zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandar Lukasheviç ka lëshuar alarmin se Prishtina kërkon të bllokojë pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe, ndaj duhet një masë e menjëhershme e komunitetit ndërkombëtar për ta mbrojtur.

Lukasheviç deklaroi se “Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të përballet me një trajtim të keq.

Shqiptarët në Kosovë po përpiqen të imponojnë një pengesë ekonomike, që të bllokohen pasuritë dhe mjetet që ata sigurojnë të ardhurat ekonomike”, tha diplomati rus në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Lukasheviç ka marrë si shembull Manastirin e Deçanit.

“Pushteti lokal i Kosovës injoron disa vendime, duke përfshirë gjykimet gjyqësore, të cilat vërtetojnë të drejtën pronësore të Manastirit në territorin e rrethuar”, tha diplomati rus.

Lukasheviç ka propozuar krijimin e një trupe të policisë ndërkombëtare që të ofrojë mbrojtjen por edhe mbijetesën ekonomike të Manastirit që ndodhet në krahinën e Gjakovës.

Diplomati i Moskës paralajmëroi se Rusia do të forcojë përpjekjet e veta në mënyrë që të kundërshtohet “nacionalizmi radikal në mesin e shqiptarëve në Kosovë”.

Pritet që ky propozim të bëhet pjesë e një kërkese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe do të nxitet Beogradi që ta bëjë pjesë e negociatave me Prishtinën.

Ky variant është që ta zhvendosësh Veriun e Kosovës në zemër të saj, duke i kthyer vendbanimet e serbëve në enklava të ngjashme me Republika Srbska, e cilat po ta shohësh në hartë, ka marrë pjesë jo-organike të vendbanimeve serbe.

Loja synon që të krijohen këto vatra në zonën e perëndimit të Kosovës, pikërisht në kufi me Shqipëri, për të ngritur të ashtuquajturat “zona tampon” që prish lidhjen organike të kufirit.

Vendosja e misioneve ruse në Rrafshin e Dukagjinit nuk bën gjë tjetër veçse krijon vatra tensioni pikërisht në kufi me Shqipëri.

Ekziston rreziku që të ngrihen qendra paralele si ajo e Nishit. Në qytetin jugor të Serbisë është ngritur një qendër e quajtur për “emergjencat civile”. Por sipas SHBA dhe BE ajo nuk është gjë tjetër veçse një bërthamë e operacioneve të shërbimeve sekrete.

Nëse në Gjakovë, Deçan, apo manastiret e tjera do të ngrihen misione ruse, ata mund të shndërrohen lehtësisht në “Nishin 2” apo “Nishin 3” e kështu me radhë…(tesheshi)

SHKARKO APP