Alarmohet Vuçiç pas vendimit të Kosovës, mbledh ambasadorët e huaj në Beograd

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ai ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, raporton Tanjug.

Siç shkruan media serbe, Vuçiç, gjithashtu, ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky vendim i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë si kundërpërgjigje për kampanjën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

SHKARKO APP