Albin Kurti: Ambasadorit Grenell nuk i kam thënë kurrë se do e heq taksën pa reciproritet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e ambasadorit Richard Grenell dhënë sot në televizionin “T7” në Prishtinë.
Kurti thotë se nuk i ka premtuar heqjen e taksës pa reciprocitet me Serbinë. Ndërsa shton se është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.
“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”,- shprehet Albin Kurti.
https://arkiva.kohajone.com/grenell-kurre-nuk-eshte-folur-per-shkembim-territoresh-per-mua-nuk-eshte-opsion-i-mire/