Albin Kurti del të bëjë vetë pazarin me maskë dhe doreza

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur që të bëjë vetë pazaret e shtëpisë. Në disa foto që ka publikuar në rrjetet sociale, Kurti shihet me maskë dhe me doreza, teksa ka bërë xhiro në supermarket e në furrën e bukës, për të blerë produktet ushqimore që i nevojiten. Siç shihet edhe në foto, Kurti ka blerë bukë, sallatë jeshile, qumësht, amita dhe shumë produkte të tjera.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet. I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre,”– shkruan Kurti.

SHKARKO APP