Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu lënë qelinë

Dalin nga burgu dy deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë të lirë ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe deputeten e kësaj partie Albulena Haxhiu. Gjykata vendosi të ndryshonte masën e sigurisë nga paraburgim në “arrest shtëpie”, për dy ligjvënësit. Kurti u ndalua më 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë dhe festës kombëtare, pak momente pas protestës së opozitës.

Deputetja Albulena Haxhiu u arrestua më 8 dhjetor. Të dy deputetë kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat e kaluara të Parlamentit, i cili është bllokuar prej 4 muajsh nga opozita që kundërshton dy marrëveshje të qeverisë. Sipas Gjykatës Supreme, masa e “arrestit shtëpiak”, ndaj Kurtit do të zgjasë deri më 28 dhjetor, ndërsa ndaj Haxhiut, deri ne 1 janar 2016. Sakaq, në paraburgim vazhdojnë te qëndrojnë disa deputete te tjerë te opozitës.

SHKARKO APP