Albin Kurti dhuron gjysmën e pagës për të përballuar situatën nga koronavirusi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë gjysmën e pagës si kontribut për menaxhim e situatës së shkaktuar nga koronavirusi në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeziu thotë se diaspora deri më tani ka grumbulluar 300 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?