Albin Kurti flet për median serbe: S’kemi asgjë kundër serbëve, Serbia është kundër nesh

“Prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët nga Kosova: ne kemi një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të Kosovës. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, thotë për “Blic”, Albin Kurti, kandidati për kryeministër të Kosovës.

Lideri i “Vetëvendosjes”, sipas shumicës së analistëve është shumë pranë karriges së kryeministrit në Kosovë, ka arritur rezultatin më të mirë individual të zgjedhjeve, dhe ka mbështetjen e Perëndimit.

“Kurti është një ujk në petkun e deles”, ka shkruar kohët e fundit gazetarja e “Deutsche Welle”, Adelhajd Fajlke në një nga analizat pas zgjedhjeve në lidhje me suksesin e “Vetëvendosjes”. Edhe pse në një pjesë të Kosovës por edhe të publikut evropian Kurti ka një imazh pozitiv (i pakorruptuar, parimor, i afërt me Perëndimin), lideri i “Vetëvendosjes” ,është një nga politikanët më ekstrem në Kosovë, transmeton “Zeri.info”.

SHKARKO APP