Albin Kurti: Ftoj partitë të krijojmë qeverinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bindur në fitoren e tij, ka ftuar të gjithë partitë dhe deputetët që ti bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në formimin e Qeverisë.

“Ne ftojmë të gjithë koalicionin LDK-AKR -Alternativa dhe po ashtu deputetët  të koalicionit  PDK -AAK -NISMA, ti bashkohen lëvizjes në formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti duke theksuar se ditëve në vijim do të shpeshtohen takimet me partitë dhe deputetët në vend.

“Qytetarët kanë krijuar një situatë krejtësisht ndryshe politike. Dy koalicionet kanë pësuar humbje të thella. Në këto kushte ne deklarojmë se jemi të gatshëm të formojmë qeverinë”, ka shtuar Kurti, i cili beson se vullnetin e popullit nuk mund ta ndalë askush madje as  presidenti Thaçi, raporton “Zeri.info”.

SHKARKO APP