Albin Kurti: Hashim Thaçi, gjarpën indian
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lëshojnë pe për çështjen e demarkacionit. “Ju e patë të ashtuquajturin president të Kosovës, i cili i dha ultimatum Kuvendit për demarkacionin”, tha Kurti në RTV 21.
Sipas tij, Thaçi i ka borxhe Serbisë dhe këtë ultimatum nuk ia bën Serbisë, por Kuvendit të Kosovës.
“Ju e dini se Thaçi në luftë e kishte nofkën Gjarpën. Por jo gjarpën ilir por indian. Ju e dini se ky gjarpën sillet ashtu si i bie fyllit pronari i tij dhe mbledh paratë. Ngjajshëm është Hashim Thaçi, gjarpën i Vuçiçit”, tha ai.