Albin Kurti: Haxhi Hoti të lirohet e Vitin e Ri ta festojë me familjen e tij
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas kërcënimit të kandidatit për deputet të partisë NISMA, Haxhi Hoti, i cili i kërkonte të largohej nga Kosova, pasi mund të vritej.
Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se nuk është John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald.
Sipas Kurtit, do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri me familjen e tij në shtëpinë e tij.
‘Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij’, ka shkruar ai.
Kujtojmë se lidhur me kërcënimin, Vetëvendosje ka ngritur kallëzim penal ndaj Hotit.