Albin Kurti homazhe te varri i ish-presidentit Rrugova dhe në Prekaz te familja Jashari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Prekaz kë përvjetor të 12-të të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka bërë homazhe te varri i Adem Jasharit, nga ky është shprehur se përkujtohet e nderohet sakrifica e familjes Jashari

Albin Kurti: Bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë, erdhëm sot këtu në Prekaz, në këtë kryeqytetin e e kryengritjes e atdhedashurisë për liri e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar e nderuar familjen Jashari. 59 persona të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet sikur Epopeja e UÇK-së. Në 12 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e me pikëllim, por edhe me shumë krenari.

Po ashtu, Kurti ka zhvilluar homazhe edhe në varrin e ish-presidentit Rrugova. Kurti tha se festojmë përvjetorin e 12-të të pavarësisë duke kujtuar presidentin e parë të Kosovës së zgjedhur me votë popullore, duke vlerësuar përpjekjen e tij për lirinë e Kosovës.

Albin Kurti: Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë.

SHKARKO APP