Albin Kurti i del në mbrojtje Thaçit: Luftë e drejtë, u bë kundër një agresori
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktakuzën e ngritur ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Përpara mediave kosovare, Kurti ka lënë të nënkuptohet se i ka dalë në mbrojtje Thaçit, pasi është shprehur se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë.
”Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di qe UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë.