Albin Kurti: I dërgova letër Edi Ramës, por nuk mora kurrë përgjigje

Edhe Serbia dërgoi ndihma në Kosovë, ndërsa qeveria shqiptare nuk i është përgjigjur pales kosovare për bashkërendim punësh mes Kosovës dhe Shqipërisë për koronavirusin.

Kryeministri Albin Kurti i pyetur për këtë çështje bashkëpunimi tha se nuk mund komentonte para se Tirana të thyente heshtjen.

Kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut të tij të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.

Lideri i VV-së tha se për këtë takim i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.

“Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi z. Kurti.

Nëse pala shqiptare e qeverisë Rama nuk e përgënjështron këtë pohim të kryeministrit Kurti mbetet një akuzë e rëndë mbi qeverinë e Shqipërisë.

SHKARKO APP