“Albin Kurti i lidhur me radikalët islamik”

Kryeredaktorja e Gazetës Zëri, Arbana Xharra, duke komentuar debatin në Kuvendin e Kosovës për miratimin e ligjit kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja ka shkruar se ekstremizmin në Kosovë e ka lejuar Hashim Thaçi. Xharra ka theksuar se Albin Kurti po flirton me Islamin Radikal

Më poshtë mund të lexoni postimin e Xharrës në Facebook.

Sa jemi të feja: Për Thaçin dhe Kurtin

Hashim Thaçi i ka leju me u zhvillu ekstremistet bënë Kosovë, ka kohë që ka mujt me i ndalu me i arrestuar. Sot janë 20 familje me fëmijë nga Kosova dhe rreth 200 veta që luftojnë në Siri. Pa harruar disa imam kontrovers që në 2007 kanë dal dhe kërkuar vota për PDK. Sinjalet për rritjen e grupeve të tilla janë dhënë shumë më herët në Kosovë.Është vet Thaci i cili ka fut në listë të tij njerëz që janë haptazi pro Sheriatit.

Por fatkeqësisht edhe Albin Kurti sot e sa kohë është duke bërë kalkulim politik me këto grupe. Është e pa pranushme të thuhet se “S’bën Kosova të luftoj ekstremizmin në emër të Amerikës”… Albin, A ta luftojmë pra ekstremizmin në emër të Koresë Veriore??? Me vjen shumë keq, kur një Lëvizje e cila është e vetmja që është marr me matrapaz të politikes, hajna e kriminel, sot del e flirton me Islamist Radikal.

SHKARKO APP