Albin Kurti konfirmon WikiLeaks: Po, Vetëvendosja e ka informuar Turqinë
Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar pohimet e WikiLeaks se anëtarja e kësaj partie ka informuar Turqinë për gjendjen në Kosovë.
Esma Bunjaku sipas letrave elektronike të publikuara del të ketë informuar partinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, AKP rreth arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe marrëdhënien me Qeverinë serbe në lidhje me krijimin e Asociacionit e Komunave Serbe në Kosovë.
“Unë kur ka informuar Esma, kam qenë në burg. Nuk besoj që Esma e ka informuar vetëm partinë e Erdoganit, por të gjitha partitë. Ajo ka pasur për detyrë t’i informojë të gjitha partitë turke, por nuk kemi ndonjë lidhje speciale me partinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Ne i kemi njoftuar edhe partitë gjermane dhe ato Socialdemokrate”, ka pohuar Kurti.