Albin Kurti: Kosova, në union me Shqipërinë pas referendumit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për të përditshmen kroate, “Vecernji List”, në të cilën ka folur për shumë tema të rëndësishme me të cilat po përballet Kosova ditëve të fundit.

Në këtë intervistë, siç raporton Koha.net, Kurti ka thënë se “nesër e shoh Kosovën në një union me Shqipërinë, pas referendumit”.

Ndërkaq për “shpërthimet”, siç i quan kjo gazetë raportet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve, Kurti thotë se “nuk mund të flasim për një gjendje të tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Kosova ka mundësi të shndërrohet në një Bosnje e Hercegovinë të dytë jofunksionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria e Thaçit dhe ajo e Vuçicit, nga Kosova do të krijojnë një Bosnje e Hercegovinë të re jofunksionale me standarde të Amerikës jugore”, ka thënë Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?