Albin Kurti kthehet në Kosovë: Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pasi votoi pesë orë më parë në zgjedhjet në Shqipëri. Kreu i Vetëvendosjes e hodhi votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndërkohë, tani Kurti ka publikuar disa foto nga procesi i votimit dhe shprehet se votimi është një detyrë qytetare për ata që duan demokracinë.
“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar ai.
U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.
Pubblicato da Albin Kurti su Domenica 25 aprile 2021