Albin Kurti kujton protestat: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se këtë të martë u bënë dy vjet nga protesta më e madhe e periudhës së pasluftës. Kurti kujton se i gjithë vendi jehonte nga thirrjet: “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”. Në fund ai ka edhe një mesazh, “ata duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”.

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova” shkruan Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?