Albin Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet

Albin Kurti është propozuar si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në mbledhjen e 43-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Kurti i cili për një kohë të shkurtër ka qenë edhe vitin e kaluar kryeministër ka zbuluar edhe objektivat për marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera.

Ai premton se do të rikthejë reciprocitetin me Serbinë mbi bazën e të kaluarës. Nga ana tjetër Kurti thotë se nëse ai fiton Kosova dhe SHBA do të forcojnë marrëdhëniet pasi kanë interesa të përbashkëta.

‘’Marrëdhëniet me Serbisë do të ndërtohen mbi reciprocitet mbi bazën e të kaluarës së afërt që nuk është mbyllur, me gjetjen e personave të zhdukur dhe me ndjekje të kriminelëve të luftës”

Marrëdhëniet me SHBA-në në qeverinë tonë do të forcohen. Kosova e ka aleat të madh Amerikën dhe interesat tona janë të përbashkëta, forcimi i Ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritetet e qeverisë së ardhshme”, tha Kurti.

SHKARKO APP