Albin Kurti mbledh sot qeverinë

Këtë të mërkurë, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti do të mbledhë qeverinë e re ku mes të tjerash pritet të shfyqizojë vendimin ka marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Me këtë vendim që pritet të marr shefi i ri i qeverisë do t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë.

Këtë vendim, Ramush Haradinaj e mori në fund të vitit 2017, ku vendosi që t’ia bënte vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?