Albin Kurti mes dy ”zjarreve”, nën presionin e Izraelit dhe të Erdoganit

Ende KQZ-ja nuk e ka cerifikuar fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurit, por kryeministri i ardhshëm është mes dy zjarreve. Lideri i Vetëvendosjes përpos kortezive po përballet me kërkesa të veçanta nga liderët botërorë.

Në morinë e letrave veçohen ato të kryeministrit të Izraelit dhe të presidentit të Turqisë, që i bashkon një temë tejet e nxehtë: përplasja për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përveç që është i lumtur për themelimin e marrëdhënieve diplomatike në fillim të këtij muaji, e fton Kurtin në ceremoninë e hapjes së ambasadës.

“E mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të shërbejë si momentum i ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh. Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet në mesazhin e Netanyahut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan e përgëzon Kurtin për qasjen e tij të matur ndaj çështjes së Jeruzalemit. “Unë jam gjithashtu i lumtur të mësoj për qëndrimin e partisë tuaj që nëse vjen në pushtet, po parashikon një rishikim të angazhimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Unë mendoj se do të ishte e dobishme të shmangim një hap të tillë që mund t’i shkaktojë Kosovës një dëm të madh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?