Albin Kurti: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për lirimin e tre policëve

Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.

Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime.

Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.

Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hap janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me Serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit.

Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.

Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë të bëj presion ndaj Serbisë, sepse ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”,- tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

SHKARKO APP