Albin Kurti në Bruksel, takime me zyrtarë të BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel në vizitën e parë zyrtare në kryeqendrën europiane pas marrjes së detyrës. Kreu i qeverisë së Prishtinës ka një agjendë mjaft të ngjeshur, ku fillimisht të martën pati një takim jo-formal me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa sot ditën e nisi me një takim me kryeministrin e Belgjikës, Aleksandër De Croo, për t’u drejtuar më pas në godinën e Komisionit Europian. Aty do të takohet me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, si dhe më një sërë eurokomisionerësh.

Dialogu Prishtine-Beograd, pandemia koronavirus dhe liberalizimi i vizave jane temat kryesore që do të diskutohen. Të enjten do të pritet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Hoze Borel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

SHKARKO APP