Albin Kurti në garë për të qenë sërish kryetar i Vetëvendosjes

Lideri më aktiv dhe i përfolur në opinionin publik që ka pasur ndonjëherë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti do të rikandodojë për të marrë drejtimin e lëvizjes.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Erzen Vraniqi me anë të një statusi në Facebook.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

Kurti i cili është figura emblematike e kësaj lëvizjeje pritet që ta ketë të thjeshtë rizgjedhjen në krye të forcës më të madhe opozitare në Kosovë.

SHKARKO APP