Albin Kurti, në gjykatë: Jeni hallka të “Zajdenicës”

Deputetët e opozitës së Kosovës, Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Dakaj dhe Albulena Haxhiu, janë paraqitur sot pranë Gjykatës Themelorë në Prishtinë, në seancën e shqyrtimit të dytë për akt-akuzën në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se e kundërshton këtë akt-akuzë duke i konsideruar organet e sigurisë dhe drejtësisë si hallka të “Zajdenicës”.

Ndërsa e akuzuara tjetër, Albulena Haxhiu nuk shtoi asgjë më shumë përveç se u pajtua me ato çka tha Kurti.

Ndërkaq, Donika Dakaj tha se me veprimet e tyre është mbrojtur Kushtetuta.

“Ne nuk mund të pretendonim se nuk po shohim kur shkelet akti më lartë juridik i vendit. Ne bëmë detyrën tonë, mbrojtëm Kushtetutën. Kjo u konfirmua me vendimin e Kushtetutës dhe konfirmon se nuk kemi qenë në konflikt me ligjin, por me dy marrëveshjet politike. Demokracia ka rregulla dhe parime dhe nuk është palaço të vallëzojë sipas kërkesave ditore politike”, tha ajo.

 

SHKARKO APP