Albin Kurti në shesh më 28 nëntor, i rrethuar nga 15 badigardë
Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë.
Teksa Kurti në arrati tashmë nga Policia e Kosovës, thuhet se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, burime brenda opozitës kanë treguar se Kurti do të jetë i pranishëm në manifestimin e opozitës më 28 nëntor, i mbrojtur nga plot 15 persona rreth tij.
“Nuk do të lejojnë me asnjë kusht që të arrestohet Kurti dhe të tjerët nga Policia e Isës dhe Hashimit”, kanë pohuar këto burime.