Albin Kurti në Tiranë si Kryeministër, zbardhet axhenda e takimeve

Një ditë para mbërritjes në vendin tonë, zbardhet axhenda e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë. Në vizitën e tij të parë si Kryeministër, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën. Me Ramën ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40. Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

”Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”.

SHKARKO APP