Albin Kurti nga Kroacia: Tragjedi e rëndë për ne, falënderoj qeverinë kroate!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për mediat në Kroaci, në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme atje.

Kreu i Qeverisë në Kosovë ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptar. Kurti nuk ka hezituar të falenderojë homologun e tij kroat, Andrej Pelenkoviç dhe qeverinë atje, për ndihmën e dhënë ndaj të lënduarve shqiptarë.

“Vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

SHKARKO APP