Albin Kurti për mediat gjermane: Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër sulmi, kemi fqinj agresiv

Në një intervistë për gazetën gjermane “Stern”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb, pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, sepse nuk varet nga ne. Por, ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai nuk la pa përmendur edhe ndërkombëtarët dhe pse jo drejtpërdrejtë duke thënë se nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

”Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të bruto prodhimit vendor duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri.

Por, diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë (Aleksandar) Vuçiç policinë dhe ushtrinë e tij. Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”, shtoi Kurti.

SHKARKO APP