Albin Kurti: Po të qe miratuar demarkacioni niste lufta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një tubim me qytetarë se nëse Demarkacioni do të kalonte me një shtator atëherë trupat malazeze do të tentoni të futeshin në territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të kalonte pa luftë, njofton Klan Kosova.

Ndaj, sipas Kurtit, opozita edhe shpëtoi territorin edhe ndaloi luftën me fqinjët e Malit të Zi.

“Beteja jonë zgjati plotë një vit, derisa e ndalem qeverinë e Demarkacionit e të Zajednicës dhe kësisoj kemi korrur një fitore shumë të rëndësishme e të vlefshme. Po të kalonte Demarkacioni trupat e Malit të Zi ia kishin mësyrë Kuqishtës. Ne jo vetëm që e kemi ndalur Demarkacionin, por ne e kemi parandaluar edhe luftën. Jo vetëm që e kemi mbrojtur territorin, por e kemi parandaluar edhe luftën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti ka shtuar edhe se se ndalja e Demarkacionit e Asociacionit ishte e vështirë, por ajo u bë me insistencë të vazhdueshme të qytetarëve e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Insistimi është zgjidhja, këmbëngulësia është zgjidhja. Me protesta qytetare dhe padëgjueshmëri parlamentare, me peticion dhe aksione të tjera kemi arritur t’i shpëtojmë 8200 hektarë. Kjo është fitore e rëndësishme në një betejë të vlefshme”, shtoi ai.

Madje Kurti tha se Opozita bëri shumë gjatë viti të kaluar duke ndaluar apetitet e Malit të Zi e Serbisë.

“Ne i kemi ndalur dy shtete në apetitet e tyre, Serbinë për Asociacionin e Malin e Zi për Demarkacionin. A e dini çfarë do të thotë të ndalesh dy shtete grabitqare për Opozitën, Është më shumë se ta rrëzosh një Qeveri”.

Prandaj, sipas Kurtit “Qeveria nuk e ka hallin që po shkojnë, por që ne po vijmë. Ata duke ditur që shkuarja e tyre është ardhja e Vetëvendosjes, i bënë ata që të mos e kenë as zgjimin e as gjumin e qetë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?