Albin Kurti preket nga Covid-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është prekur nga Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Kurti ka pohuar se para dy ditësh ka pasur simptoma si kokëdhembje dhe koll, prandaj është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i kanë uruar shërim të shpejtë Kurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka thënë Pacolli në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?