Albin Kurti premton që ushtrinë ta bëjë të obligueshme, reagojnë serbët
Plani i Albin Kurtit që shërbimin ushtarak ta bëjë të obligueshëm në Kosovë, ka alarmuar serbët.
Ekspertë ushtarak në Beograd, thonë se me këtë Kurti ka dy qëllime që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, por edhe me Serbinë.
Profesori Mitar Kovac, një ushtarak në pension ka thënë se kryeministri Kurti, duket se është duke menduar për ndonjë konflikt të armatosur me Serbinë, dhe me këtë dëshiron ta rrisë trajnimin ushtarak të banorëve të vendit të tij për qëllime afatgjata strategjike.
Ai ka kërkuar që Serbia të mos qëndrojë duarkryq në këtë temë dhe të përgjigjet, veçanërisht përmes fuqive përëndimore, të cilave duhet të u kërkojë ta ndalojnë këtë.