Albin Kurti prezanton koalicionin/ 20 ditë larg zgjedhjeve, LVV sërish krah ‘besnikëve’
Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Vetëvendosje është në koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.
Përmes nje njoftimi në FaceBook, LVV shkruan se marrëveshja paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

“Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes. Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit.
Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.”, shkruhet në postim.
Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të mbahen pas dështimit për formimin e qeverisë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e shkurtit, por nuk kishte vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë. Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë numri dhjetë si renditje në historinë e Kosovës që pasluftës.
Rasti I zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, shënoi rastin e parë që pas mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, të mos arrihet formimi I institucioneve të reja dhe të çojë vendin sërish në zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

