Albin Kurti prezanton programin dhe skuadrën. 3 zv/kryeministra dhe 6 gra si ministre
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur seancën e Kuvendit në lidhje me këkrkesën e 52 deputetëve për miratimin e qeverisë së re. Ai ka ftuar Albin Kurtin që të prezantojë qeverinë e tij. Në fjalën hapëse pasi falenderoi të gjithë të pranishmit, Kurti u shpreh se misioni i parë i qeverisë së tij do të jetë menaxhimi i pandemisë. ”Nga 15 ministra vetëm 8 janë anëtarë të LVV. Nga 15 ministra, 5 janë gra. Nga kabineti jonë qeverisës me 18 anëtarë gjithsej, sërish 1 e 3, pra 6 janë gra dhe nga 3 zv/kryeministra, 2 janë gra. Kërkojmë besimin tuaj. Ofrojmë përkushtimin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi para jush”, tha Kurti.
Kabineti qeveritar
Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi
Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.
Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.
Pjesë nga fjala e Kurtit në Kuvend
Nuk ka dyshim që pandemia mbetet sfida kryesore, do të fillojmë një plan për vendosjen në plan për Covid-19, që do të merren masa të reja, 60% e popullsisë do të vaksinohen brenda vitit, drejtësia, shëndetësia, arsimi kanë nevojë për reformë. Akthi i gjetjes së një vendi i punës është shtuar nga pandemia, e kuptoj dhe e di se sa e vështirë është jeta për qytetarët e vendit, por nga sot do të fillojmë rrugëtimin e e ri, për mundësi të barabarta. Do të fillojmë në reformën në drejtësi, me Vetting-un, do të jetë një proces i mirëpërgtitur, dhe jo hakmarrës.
Një gjyqësor i paanshëm është jetik, arsimi do të reformohet, shkollat duhet të kthehen në vendin që prodhojnë shkencëtarë, do të rishikojmë kurrikulat në arsim për ë ofruar mbështetje të vazhdueshme, do të bëjmë lidhjen e arsimit me vendin e punës dhe do të kthejmë dinjitetin dhe integritetin e mësuesve, do fuqizojmë universitetin, do të reformojmë sistemin shëndetësore, kushte për punë, barna të mjaftueshme., profesionalizëm nga mjetet, do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë çdo vit në shëndetësi.
Fëmijët janë e ardhmja jonë, mënyra se si kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tonë tregon për ne, çdo fëmijë në Kosovë pavarësisht se kush ka lindur dhe kë ka prind, duhet të jetë i barabartë. 20% euro në muaj, 2-16 vjeç nga 10 euro në muaj, nëse fiton më pak se 7000 mijë euro do u jepet 50 euro, nëse është më pak se 6 mijë euro do marrë 100 euro, e ndërsa për ato me më pak se 5 mijë euro do t’u jepen 150 euro. Për nëna e para 500 euro për 6 muajt e parë pas lindjes.Do të jemi qeveri që fuqizon gratë.
Jemi lëvizje progresiste e progresive sot kemi më shumë gra se çdo herë tjetër. Qeveria jonë të përkrah pa kursyer gratë, që është parakusht edhe për fuqizimin e ekonomisë. Bujqësia është siguri dhe pavarësi për ekonominë, në kushtet kur kufijtë mbyllen ne bëhemi të varur nga të tjetër. Bujqësia është prioritet dhe çështje e sigurisë kombëtare. Tokat tona do të mbrohej e bujku od të jetojë me dinjitet. Teatri kombëtar dhe ato të qyteteve do të kenë fondet e tyre.