Albin Kurti: Protesta e nesërme, më masivja që nga paslufta

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se pushteti aktual është në panik, ndërsa populli është entuziast dhe i guximshëm dhe sipas tij, ndryshimet po vijnë pikërisht prej popullit.
Ai tha se protesta e nesërme do të jetë më masivja që nga përfundimi i luftës.
Kurti ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit, të cilën ka thënë se do ta kundërshtojnë me çdo kusht pasi nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe se Thaçi ka shumë dështime.
Ish-kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për atë se sa respektohet flamuri i Kosovës, duke thënë se asnjë aktivist nuk i dëmton simbolet e shtetit, por sipas tij, ky flamur që ka Kosova nuk është i dashur për qytetarët dhe nuk kanë dëshirë t’ia imponojnë popullit.
Ai arrestimet e fundit i ka quajtur taktika të shtetit policor.

SHKARKO APP