Albin Kurti refuzon sërish takimin me Thaçin. Dekreti dërgohet me letër në Vetëvendosje
Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton Express.
Rrjedhimisht, merret vesh se Kurti pritet të mos shkojë për të marrë dekretin, derisa, presidenca tashmë e ka përcjellë këtë dekret me letër në zyrën e LVV-së.
Dekreti i presidentit përcillet sot në zyrën e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohet për emrin e propozuar.
I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.
Në anën tjetër, Televizioni T7 raporton se mediat nuk po lejohen që të hyjnë në presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi.