Albin Kurti: Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në BE

“Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë”. Kështu tha sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tryezën e organizuar nga partia e tij me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova si shtet.

Kurti u shpreh se duke qenë se vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, BE pret shumë nga shqiptarët, por edhe shqiptarët presin shumë nga Bashkimi Evropian.

“Mund të themi që integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk e pengon Serbia, por e pengojnë pesë shtetet të cilët nuk na njohin me atë rast ne tashmë ato nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori. Përderisa në njërën anë besojmë që shumë më tepër mund të punojmë me Greqinë në këtë moment gjeopolitik, mbase nuk do të duhej që të humbin kohë shumë me Spanjën për shkak të rrethanave të që ekzistojnë në atë vend. Dhe në anën tjetër përderisa mund të themi se jo Serbia por pesë shtetet mos njohëse e pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova dhe unë besoj që kjo paraqet një element shumë të rëndësishëm të gjeopolitikës dinamike në rajonin përherë të trazuar të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti.

SHKARKO APP