Albin Kurti si Edi Rama, përzihet në fushatën elektorale në Amerikë

Ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të mbështesin dhe votojnë për president, kandidatin demokrat Joe Biden.

Në një video të postuar në Facebook, Kurti i ka bërë thirrje që një votë për Biden është një vote për mundësi dhe barazi për të gjithë.

Sipas Kurtit SHBA dhe Kosova po luftojnë të njëjtën luftë, që është ajo e një beteje për barazi para ligjit, udhëheqje të qëndrueshme dhe qeverisje kompetente.

Mesa duket Kurti ka kopjuar Ramën, ku ky i fundit u përfshi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

Gjatë një interviste dhënë për CNN para zgjedhjeve në SHBA, Rama u shpreh për gazetarin amerikan se ‘Trump ishte turpi i civilizimit’ dhe nuk do e kuptonte një fitore të tijën në zgjedhjet presidenciale të 2-16.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

SHKARKO APP