Albin Kurti: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia
Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se “padyshim se nuk do të ketë dialog” nëse Serbia nuk dënohet dhe sanksionohet për “farë ka bërë”, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojnë në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian.
Atje, ata pritet t’i takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan REL.
Duke folur për Financial Times të martën para këtij udhëtimi, Kurti tha se “do të përfundojmë me një menaxhim të dështuar të krizës dhe do ta harrojmë plotësisht normalizimin” e marrëdhënieve, nëse Serbia nuk sanksionet.
Ata u ftuan në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kërkuan Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit gjatë një vizite në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor.