Albin Kurti: Sovraniteti i Kosovës i paprekshëm
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e konsideron të paprekshme sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, ndërsa perëndimi pret që ai të finalizojë dialogun e nisur me Beogradin zyrtar. Kurti i cilësoi politikat e Serbisë të njëjta me ato të Rusisë në Ukrainë.
“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve.
Ai tha se bota po përballet me rikthimin e politikës fashiste, që sipas tij sponsorizohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Pikërisht sot është rikthyer në rend të parë rëndësia e të qenit anti-fashist, kundër diskriminimeve me bazë gjinore, etnike, fetare, kundër çdolloj diskriminimi.”
Serbia dhe Rusia, sipas kryeministrit te Kosovës, kanë lidhje historike e kulturore, në linjat e autokracisë e të despotizmit, të agresionit dhe gjenocidit.