Albin Kurti tregon pse nuk shkon në mbledhjen e OKB-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se nuk ka aplikuar për vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve, pas akuzave të opozitës atje pse ai nuk do të jetë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Kurti pohoi se do të bëjë një vizitë zyrtare në SHBA, por kjo do të ndodhë në nëntor, ndërsa gjithashtu ka ritheksur mbështetjen e tij ndaj Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

”Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në nëntor do të udhëtoj në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”.

SHKARKO APP