Albin Kurti vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit diplomatik me Vjosa Osmanin në aeroport

Kryeministri Albin Kurti, do të jetë të hënën në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut bëjnë të ditur mediat kosovare. Ai do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat. Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.

SHKARKO APP