Albin Kurti zbardh emrat e ministrave të tij, thirrje LDK

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social facebook, teksa ka prezantuar emrat e ministrave të tij, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejtë. Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. ”Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/

 

SHKARKO APP