Albright e Clinton pritet të marrin pjesë në 20-Vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Më 12 qershor Kosova shënon përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s dhe çlirimit të vendit.

Qeveria e Kosovës e ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e përvjetorit të ngjarjes më të rëndësishme historike për popullin e Kosovës. Ky këshill, në krye të të cilit është emëruar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka filluar përgatitjet.

Më 12 qershor, në Prishtinë do të organizohet pritje madhështore për figurat dhe personalitetet më të rëndësishme ndërkombëtare që kontribuuan për çlirimin e Kosovës. Zyra e zonjës Jahjaga ka bërë të ditur se këshilli po merret me hartimin e listës së personaliteteve që do të ftohen në këto festime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më 26 mars 2019, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATOs në Kosovë. Ky këshill udhëhiqet nga Presidentja Jahjaga. Këshilli Organizativ ka mbajtur takimin e parë dje, dhe është në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen. Detaje të tjera të ngjarjes do të publikohen me kohë”, ka thënë Zyra e ish-Presidentes Jahjaga, për Ballkani.info.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës pritet të marrin pjesë edhe dy prej personaliteteve më të respektuara nga qytetarët e Kosovës, ish-sekretaret e shtetit amerikan Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, njofton gazeta Illyria.

Zonja Albright ishte një ndër mbështetësve më të mëdhenj të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, ndërsa zonja Clinton, asokohe Zonjë e Parë e Amerikës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në periudhën 2009 – 2013, kur ishte sekretare e shtetit.

Sigurisht, në manifestimet e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të marrin pjesë edhe figura e personalitete të tjera ndërkombëtare që kanë dhënë kontribut për çlirimin e pastaj rindërtimin e Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit e zhvillimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?