Aleksandër Vuçiç: Njohja e Kosovës çështje kohe. Ja kur do anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste dhënë televizionit serb O2 është shprehur se është çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”.

Këto deklarata të Vuçiçit erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nëse do të zëvendësohet me masë reciprociteti.

Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe ky është thelbi. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti, kjo do të ndodhë”, tha Vuçiç.

SHKARKO APP