Ali Ahmeti: Kosova duhet të heqë taksën ndaj Serbisë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Kosova duhet të heqë taksën ndaj Serbisë me qëllim vijimin e dialogut mes dy vendeve.
Në një intervistë për RTK-në, kreu i BDI-së theksoi se çdo vonesë apo pengesë e krijuar artificialisht mes Kosovës dhe Serbisë, do të ndikojë negativisht edhe për rajonin.
“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë. Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.