Alma Lama: Dialogu Kosovë-Serbi mori një goditje fatale. Aktakuza, nuk është rastësi. Thaçi duhet të japë dorëheqjen

E ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, politikania Alma Lama tha se dialogu ka marrë një goditje fatale dhe nuk beson se është rastësi që 2 ditë para takimit të Uashingtonit vjen një akuzë e tillë.

Alma Lama: Dialogu ka marrë një goditje fatale dhe nuk besoj se është rastësi që 2 ditë para takimit të Uashingtonit. Unë nuk kam fakte, por e mbështes në kuptimin se nuk është i mirëargumentuar, ku thuhet se ka pasur përpjekje nga Thaci dhe Veseli për bllokuar procesin e hetimeve të gjykatës speciale. Ka pasur përpjekje, por këto kanë qenë qysh në vitin 2018, por janë zhbërë nga SHBA dhe vendet e QUINT-it.

Lama u shpreh se presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka legjitimitet.

Alma Lama: Padyshim që Thaçi duhet të japë dorëheqjen, ka humbur legjitimitetin për hir të interesit kombëtar sepse nuk duhet që Kosova të akuzohet kur akuzohet ai. Të gjithë eksponentët e tjerë që janë në listën e gjykatës speciale duhet të japin dorëheqjen. Është ndryshe të jesh president dhe ndryshe kur je individ. Këtë ta bëjë edhe për të mbrojtur UÇK-në.

SHKARKO APP